Parashikimi i motit, 10 nëntor 2023
Shërbimi Meteorlogjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të pasohen me
reshje shiu, fillimisht me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit e më pas do të
shpërndahen në të gjithë territorin.
Gjatë orëve të mesditës, reshjet fitojnë intensitet mesatar e lokalisht deri të lartë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike përqëndruar në Ultësirën Perëndimore dhe në qendër të vendit.
Hera –herës në intervale të shkurtra kohore, parashikohen reshjet do të jenë problematike.
Parashikohet mjegull / mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-9m/s,
ndërsa përgjatë vijës bregdetare era bëhet intesive dhe problematike me shpejtësi
12-25m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.