Parashikimi i motit, 10 shkurt 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh si dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente. Në zonën e veriut dhe jug pas orëve të pasdites, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.
Parashikohet prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era tepër intensive dhe problematike në forcën e tufanit dhe shpejtësi deri në 16-28m/s, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 6-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/19 | Diell re shi |
Kukës | 6/16 | Diell re shi |
Lezhë | 8/20 | Diell re shi |
Dibër | 4/16 | Diell re shi |
Durrës | 11/21 | Diell re |
Tiranë | 11/21 | Diell re |
Elbasan | 10/21 | Diell re |
Berat | 9/21 | Diell re |
Vlorë | 10/21 | Diell re shi |
Korçë | 3/14 | Diell re shi |
Gjirokastër | 5/20 | Diell re shi |
Sarandë | 10/21 | Diell re shi |