Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri të vendit deri në mesditë.
Prej orëve të mesditës, parashikohet që reshjet e herëpasherëshme me intensitet të ulët të prekin pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët do lokalizohen në veri të vendit. Reshje bore me intensitet të ulët parashikohet në lartësinë mbi 1000 metra në verilindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtesi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/12 | Re shi diell |
Kukës | 3/9 | Re shi diell |
Lezhë | 8/13 | Re shi diell |
Dibër | 3/6 | Re shi diell |
Durrës | 6/14 | Re shi diell |
Tiranë | 6/14 | Re diell shi |
Elbasan | 5/13 | Re diell shi |
Berat | 6/15 | Re diell shi |
Vlorë | 3/15 | Re diell |
Korçë | 1/9 | Re diell |
Gjirokastër | 3/9 | Re diell |
Sarandë | 11/17 | Re diell |
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.