Parashikimi i motit, 12 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet deri në orët e pasdites me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit të ditës së hënë përgjatë ultësirës perëndimore, parashikohen reshjet në një periudhë të shkurtër kohore me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta.
Këto reshje do të shoqërohen me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër si dhe do të jenë problematike në një periudhë të shkurtër kohore.
Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje, parashikohen reshje të dobëta dëbore. Mjegull / mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina erë relativisht intensive dhe shpejtësi 9-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 11/19 | Diell re shi |
Kukës | 6/11 | Diell re shi |
Lezhë | 12/19 | Diell re shi |
Dibër | 8/13 | Diell re shi |
Durrës | 12/21 | Diell re shi |
Tiranë | 13/22 | Diell re shi |
Elbasan | 11/20 | Diell re shi |
Berat | 11/22 | Diell re shi |
Vlorë | 14/19 | Diell re shi |
Korcë | 6/13 | Diell re shi |
Gjirokastër | 11/15 | Diell re shi |
Sarandë | 11/16 | Diell re shi |