Parashikimi i motit, 12 shkurt 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e ndikimit të një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe vlera të ulëta të presionit atmosferik.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe interval të herëpashershme me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra e lokalisht deri mesatar. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-12m/s, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/13 | Re shi diell |
Kukës | 5/11 | Re shi diell |
Lezhë | 9/13 | Re shi diell |
Dibër | 3/10 | Re shi diell |
Durrës | 8/13 | Re shi diell |
Tiranë | 8/13 | Re shi diell |
Elbasan | 7/13 | Re shi diell |
Berat | 6/15 | Re shi diell |
Vlorë | 7/15 | Re shi diell |
Korçë | 3/10 | Re shi diell |
Gjirokastër | 5/11 | Re shi diell |
Sarandë | 8/15 | Re shi diell |