Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veriperëndim të vendit.
Parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era parashikohet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/15 | Re shi diell |
Kukës | 5/12 | Re diell |
Lezhë | 8/15 | Re shi diell |
Dibër | 3/10 | Re diell |
Durrës | 10/18 | Re diell |
Tiranë | 10/18 | Re diell |
Elbasan | 9/19 | Re diell |
Berat | 7/19 | Re diell |
Vlorë | 10/19 | Re diell |
Korçë | 6/10 | Re diell |
Gjirokastër | 5/16 | Re diell |
Sarandë | 11/19 | Re diell |