Parashikimi i motit, 15 dhjetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme ndikuar nga masa ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër të dendura përgjatë relieveve malore në lindje.
Parashikohen që vranësirat në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër në verilindje dhe juglindje do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim veri – verilindje me shpejtëesi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 6/12 | Diell re |
Kukës | 1/6 | Diell re shi/borë |
Lezhë | 6/13 | Diell re |
Dibër | 0/5 | Diell re shi/borë |
Durrës | 8/15 | Diell re |
Tiranë | 7/15 | Diell re |
Elbasan | 6/15 | Diell re |
Berat | 6/17 | Diell re |
Vlorë | 8/15 | Diell re |
Korçë | 0/7 | Re shi/borë |
Gjirokastër | 5/13 | Diell re |
Sarandë | 8/14 | Diell re |