Parashikimi i motit, 20 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Pas orëve të mesditës pritet shtim të vranësirave transparente të larta deri në mesatar.
Parashikohet mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 10 m/sek.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 3/16 | Diell |
Kukës | 2/13 | Diell |
Lezhë | 4/15 | Diell |
Dibër | -1/13 | Diell |
Durrës | 4/17 | Diell |
Tiranë | 6/17 | Diell |
Elbasan | 5/16 | Diell |
Berat | 1/18 | Diell |
Vlorë | 7/17 | Diell |
Korçë | -1/12 | Diell |
Gjirokastër | 5/17 | Diell |
Sarandë | 7/16 | Diell |