Parashikimi i motit, 23 shtator 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat hera-herës do të jenë kalimtare. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në relievet malore të vendit në orët e mesditës e pasdites.
Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/28 | Diell re |
Kukës | 10/23 | Diell re |
Lezhë | 17/28 | Diell re |
Dibër | 9/23 | Diell re |
Durrës | 17/28 | Diell re shi (në male) |
Tiranë | 17/29 | Diell re |
Elbasan | 16/28 | Diell re shi(në male) |
Berat | 15/29 | Diell re |
Vlorë | 16/28 | Diell re |
Korçë | 10/22 | Diell re shi(në male) |
Gjirokastër | 14/27 | Diell re shi(në male) |
Sarandë | 16/27 | Diell re shi (në male) |