Parashikimi i motit, 24 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriore.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në orët e para të mëngjesit në perëndim dhe në jug të vendit e më pas gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.
Në jugperëndim dhe në veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të herëpasherëshme. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 10-13m/sek.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/16 | Re diell shi |
Kukës | 7/10 | Re diell shi |
Lezhë | 11/19 | Re diell shi |
Dibër | 5/11 | Re diell shi |
Durrës | 11/22 | Re diell shi |
Tiranë | 10/22 | Re diell shi |
Elbasan | 10/21 | Re diell shi |
Berat | 10/23 | Re diell shi |
Vlorë | 11/23 | Re diell shi |
Korçë | 8/12 | Re diell shi |
Gjirokastër | 9/19 | Re diell shi |
Sarandë | 9/21 | Re diell shi |