Parashikimi i motit, 4 janar 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i vranët e me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar te cilat nisin që në orët e mesnatës, kryesisht në veri të vendit. Në orët e para të ditës reshjet do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët të cilat do të prekin pjesën më të madhe të vendit.
Në mesditë reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në mbrëmje vonë pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.
Parashikohet mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jug-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi 10-16m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 11/15 | Re shi diell |
Kukës | 9/16 | Re shi diell |
Lezhë | 10/16 | Re shi diell |
Dibër | 5/11 | Re shi diell |
Durrës | 10/19 | Re shi diell |
Tiranë | 9/18 | Re shi diell |
Elbasan | 9/15 | Re shi diell |
Berat | 11/17 | Re shi diell |
Vlorë | 10/19 | Re shi diell |
Korçë | 5/13 | Re shi diell |
Gjirokastër | 4/12 | Re shi diell |
Sarandë | 11/18 | Re shi diell |