Parashikimi i motit, 4 mars 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimi. Pas orëve të mesditës, vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë ultësirash perëndimore, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar shoqëruar hera herës me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era shfaqet intensive me shpejtësi 12-17m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë. Pas orëve të mesditës drejtimi i erës të jetë juglindje –jugperëndim me shpejtësi1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/18 | Re shi diell |
Kukës | 7/17 | Re shi diell |
Lezhë | 6/16 | Re shi diell |
Dibër | 2/17 | Re shi diell |
Durrës | 8/23 | Re shi diell |
Tiranë | 11/23 | Re shi diell |
Elbasan | 7/21 | Re shi diell |
Berat | 8/21 | Re shi diell |
Vlorë | 9/22 | Re shi diell |
Korçë | 0/16 | Re shi diell |
Gjirokastër | 4/21 | Re shi diell |
Sarandë | 8/21 | Re shi diell |