Parashikimi i motit, 9 tetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje të vendit .
Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor dhe lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek.
Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/29 Diell re
Kukës 8/24 Diell re
Lezhë 13/29 Diell
Dibër 9/24 Diell re
Durrës 17/29 Diell
Tiranë 16/30 Diell
Elbasan 16/30 Diell re
Berat 12/30 Diell
Vlorë 15/29 Diell
Korcë 9/21 Diell re
Gjirokastër 9/30 Diell
Sarandë 17/28 Diell