Parashikimi i motit, e diel, 12 maj 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera herës të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites më së shumti në zonën e jugut. Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra si dhe lokalisht breshër.
Në zonën e qendrës reshje kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim perëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/26 | Diell re |
Kukës | 13/23 | Diell re |
Lezhë | 16/26 | Diell re |
Dibër | 9/23 | Diell re |
Durrës | 13/27 | Diell re |
Tiranë | 16/28 | Diell re shi |
Elbasan | 14/27 | Diell re shi |
Berat | 13/27 | Diell re shi |
Vlorë | 16/25 | Diell re shi |
Korçë | 11/18 | Diell re shi |
Gjirokastër | 13/23 | Diell re shi |
Sarandë | 16/24 | Diell re shi |