FLASH

Parashikimi i motit, e diel, 15 shtator 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e dielë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura ndërsa nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit  me intensitet të ulët dhe mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare në orët e para të ditës reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike si dhe mund të shfaqen problematike.

Ndërsa në orët e pasdites reshjet humbasin territor dhe intensitet  dhe në pjesën më të madhe të territorit pritet të jenë me intensitet të ulët, në jug reshjet pritet të jenë të  herëpasherëshme e me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet priten të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatar në relievet malore në juglindje.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi 12-14m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/24Re shi diell
Kukës13/20Re shi
Lezhë16/23Re shi diell
Dibër10/20Re shi
Durrës16/27Re shi diell
Tiranë16/24Re shi  diell
Elbasan15/23Re shi
Berat14/24Re shi
Vlorë18/24Diell re shi
Korcë11/19Diell re shi
Gjirokastër14/25Diell re shi
Sarandë16/25Diell re shi
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

54 minutes ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

55 minutes ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

57 minutes ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

58 minutes ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

60 minutes ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

1 hour ago

This website uses cookies.