Parashikimi i motit, e diel, 17 mars 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa pas orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura. Në mesditë dhe pasdite reshje shiu të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të jenë me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore – malore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 5-8m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 10/19 | Diell re shi |
Kukës | 7/16 | Diell re shi |
Lezhë | 10/18 | Diell re shi |
Dibër | 5/15 | Diell re shi |
Durrës | 8/20 | Diell re shi |
Tiranë | 10/20 | Diell re shi |
Elbasan | 10/19 | Diell re shi |
Berat | 7/20 | Diell re shi |
Vlorë | 8/19 | Diell re shi |
Korçë | 3/13 | Diell re shi |
Gjirokastër | 4/19 | Diell re shi |
Sarandë | 8/19 | Diell re shi |