Parashikimi i motit, e diel, 26 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë parashikohet përmirësim i situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të thata por të ftohta me origjinë polare.
Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, ndërkohë mjaft të ndjeshme do të jenë luhatjet e temperaturave që tashme do të jenë të ftohta.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtesi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 16 m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/5 | Re diell |
Kukës | -4/-1 | Re diell |
Lezhë | -1/5 | Re diell |
Dibër | -4/-2 | Re diell |
Durrës | 3/7 | Re diell |
Tiranë | 2/7 | Re diell |
Elbasan | 1/6 | Re diell |
Berat | 1/8 | Re diell |
Vlorë | 3/8 | Re diell |
Korcë | -3/0 | Re diell |
Gjirokastër | -2/3 | Re diell |
Sarandë | 1/7 | Re diell |