Parashikimi i motit, e diel, 3 mars
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët me karakter lokal në një pjesë të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes vonë pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/17 | Re shi diell |
Kukës | 5/15 | Re shi diell |
Lezhë | 9/17 | Re shi diell |
Dibër | 4/14 | Re shi diell |
Durrës | 8/21 | Re shi diell |
Tiranë | 9/21 | Re shi diell |
Elbasan | 5/20 | Re shi diell |
Berat | 6/22 | Re shi diell |
Vlorë | 9/21 | Re shi diell |
Korcë | 1/14 | Re shi diell |
Gjirokastër | 5/21 | Re shi diell |
Sarandë | 9/20 | Re shi diell |