Parashikimi i motit, e enjte, 12 shtator
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës e pasdite pritet shtitim të vranësirave. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në pjesën veriperëndimore e jugperëndimore e më pas pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Në mesditë e pasdite në veriprerëndim e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar e hera herës të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Ndërsa në pjesën tjetër reshjet preiten të jenë me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike lokalisht breshër.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare e në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi 14-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 19/31 | Diell re shi |
Kukës | 17/27 | Diell re |
Lezhë | 20/30 | Diell re shi |
Dibër | 15/29 | Diell re shi |
Durrës | 19/31 | Diell re shi |
Tiranë | 20/32 | Diell re shi |
Elbasan | 19/32 | Diell re |
Berat | 19/33 | Diell re |
Vlorë | 19/30 | Diell re shi |
Korcë | 13/30 | Diell re |
Gjirokastër | 18/33 | Diell re shi |
Sarandë | 20/31 | Diell re shi |