Parashikimi i motit, e enjte, 13 qershor 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut në orët e mesditës dhe pasdites do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.
Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/31 | Diell re shi |
Kukës | 18/30 | Diell re shi |
Lezhë | 20/31 | Diell re shi |
Dibër | 16/30 | Diell re shi |
Durrës | 20/33 | Diell re shi |
Tiranë | 23/34 | Diell re shi |
Elbasan | 22/34 | Diell re shi |
Berat | 19/35 | Diell re shi |
Vlorë | 22/33 | Diell re shi |
Korcë | 17/31 | Diell re shi |
Gjirokastër | 17/34 | Diell re shi |
Sarandë | 22/32 | Diell re shi |