Parashikimi i motit, e enjte, 16 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat janë të përqendruara në relievet kodrinore-malore të vendit. Reshje të pakta shiu do të jenë të pranishme në relievet e larta malore në juglindje të vendit në orët e para të mëngjesit. Mjegull dhe mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës fiton shpejtësi 10-12m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/18 | Diell re shi |
Kukës | 7/15 | Diell re shi |
Lezhë | 10/21 | Diell re shi |
Dibër | 8/17 | Diell re shi |
Durrës | 13/24 | Diell re shi |
Tiranë | 14/24 | Diell re shi |
Elbasan | 10/24 | Diell re shi |
Berat | 11/24 | Diell re shi |
Vlorë | 11/23 | Diell re shi |
Korçë | 7/15 | Diell re shi |
Gjirokastër | 8/23 | Diell re shi |
Sarandë | 11/22 | Diell re shi |