Parashikimi i motit, e enjte, 2 maj 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Duke filluar prej orëve të para të mëngjesit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit.
Lokalisht reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 14/24 | Diell re shi |
Kukës | 9/20 | Diell re shi |
Lezhë | 14/24 | Diell re shi |
Dibër | 7/19 | Diell re shi |
Durrës | 13/25 | Diell re shi |
Tiranë | 16/26 | Diell re shi |
Elbasan | 14/27 | Diell re shi |
Berat | 12/28 | Diell re shi |
Vlorë | 14/26 | Diell re shi |
Korçë | 10/19 | Diell re shi |
Gjirokastër | 11/24 | Diell re shi |
Sarandë | 14/25 | Diell re shi |