Parashikimi i motit, e enjte, 2 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.
Moti parashikohet fillimisht i vranët ndërsa pas orëve të mesditës kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të vendit. Në zonën e Alpeve dhe ne pjesen bregdeta relokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës intensiteti i reshjeve bie në pjesën më të madhe të territorit me intenistet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/20 | Re shi diell |
Kukës | 10/20 | Re shi diell |
Lezhë | 15/19 | Re shi diell |
Dibër | 11/21 | Re shi diell |
Durrës | 15/23 | Re shi diell |
Tiranë | 14/23 | Re shi diell |
Elbasan | 14/22 | Re shi diell |
Berat | 16/23 | Re shi diell |
Vlorë | 15/23 | Re shi diell |
Korçë | 12/20 | Re shi diell |
Gjirokastër | 14/21 | Re shi diell |
Sarandë | 15/21 | Re shi diell |