Parashikimi i motit, e enjte, 21 dhjetor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në pjesën e dytë të ditës hera-herës do të jenë deri të dendura. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 6m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 1/13 | Diell re |
Kukës | -4/4 | Diell re |
Lezhë | 0/13 | Diell re |
Dibër | -3/10 | Diell re |
Durrës | 3/13 | Diell re |
Tiranë | 3/14 | Diell re |
Elbasan | 2/15 | Diell re |
Berat | -2/13 | Diell re |
Vlorë | 2/12 | Diell re |
Korçë | -3/9 | Diell re |
Gjirokastër | -4/12 | Diell re |
Sarandë | 5/16 | Diell re |