Parashikimi i motit, e enjte, 21 nëntor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit ciklonar shoqëruar me masa ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e para të ditës dhe pas mesditës mot me kthjellime. Reshjet e shiu do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri, pjesërisht në qendër dhe jug reshje me intensitet deri të lartë. Reshjet parashikohet të jenë prezente deri gjatë orëve të mëngjesit ndërsa gradualisht humbasin intensitet dhe lokalizohen në lindje të territorit në formën e shtrëngatave lokale. Reshje dëbore me intensitet të ulët në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje në lartësitë mbi 1,100m.

Mjegull/ mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim- juglindje me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në male era fiton shpejtësi 12-17m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër6/16Re shi diell
Kukës4/13Borë, shi, diell
Lezhë7/16Re shi diell
Dibër4/14Re shi diell
Durrës12/19Re shi diell
Tiranë12/18Re shi diell
Elbasan11/18Re shi diell
Berat8/19Re shi diell
Vlorë10/19Re shi diell
Korcë4/13Res shi diell
Gjirokastër7/17Re shi diell
Sarandë12/19Re shi diell
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.