Parashikimi i motit, e enjte, 22 shkurt 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes shtim gradual vranësirash deri të dendura. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/18 | Diell re |
Kukës | 1/16 | Diell re |
Lezhë | 8/18 | Diell re |
Dibër | 0/15 | Diell re |
Durrës | 7/19 | Diell re |
Tiranë | 6/17 | Diell re |
Elbasan | 4/16 | Diell re |
Berat | 6/19 | Diell re |
Vlorë | 4/18 | Diell re |
Korçë | 0/12 | Diell re |
Gjirokastër | 5/17 | Diell re |
Sarandë | 10/19 | Diell re |