Parashikimi i motit, e enjte, 23 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira kalimtare. Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era intensive dhe relativisht problematike dhe fiton shpejtësi deri në 12-16m/sek.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/18 | Diell re |
Kukës | 4/10 | Diell re |
Lezhë | 11/18 | Diell re |
Dibër | 5/14 | Diell re |
Durrës | 9/22 | Diell re |
Tiranë | 11/22 | Diell re |
Elbasan | 8/24 | Diell re |
Berat | 10/24 | Diell re |
Vlorë | 10/23 | Diell re |
Korçë | 4/12 | Diell re |
Gjirokastër | 6/22 | Diell re |
Sarandë | 10/24 | Diell re |