Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare gjatë orëve të mesditës. Vranësirat do të pasohen me reshje lokale dhe të dobta shiu në veriperëndim përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -juglindje me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 6-9m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/26 | Diell re shi (në male) |
Kukës | 13/25 | Diell re |
Lezhë | 17/26 | Diell re (në male) |
Dibër | 13/25 | Diell re |
Durrës | 18/28 | Diell re |
Tiranë | 19/28 | Diell re |
Elbasan | 17/28 | Diell re |
Berat | 18/29 | Diell re |
Vlorë | 17/29 | Diell re |
Korcë | 12/25 | Diell re |
Gjirokastër | 15/28 | Diell re |
Sarandë | 17/28 | Diell re |
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
This website uses cookies.