Parashikimi i motit, e enjte, 28 mars
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të ndikimit të masave ajore me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesë më të madhe të ditës, si dhe vranësira mesatare kalimtare në orët e mesditës të larta transparente.
Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të ditës. Më pas reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/18 | Diell re |
Kukës | 7/12 | Diell re |
Lezhë | 8/20 | Diell re |
Dibër | 6/19 | Diell re |
Durrës | 9/24 | Diell re |
Tiranë | 11/24 | Diell re |
Elbasan | 9/25 | Diell re |
Berat | 9/25 | Diell re |
Vlorë | 15/26 | Diell re |
Korçë | 7/18 | Diell re |
Gjirokastër | 10/26 | Diell re |
Sarandë | 12/22 | Diell re |