Parashikimi i motit, e enjte, 28 nëntor 2024

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezentë në orët e pasdites fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht ultësirës perëndimore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 8m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 14°C

në zonat e ulëta 1 deri 21°C

në zonat bregdetare 6 deri 21°C

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.