Parashikimi i motit, e enjte, 29 shkurt 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë pjesës lindore të vendit, ndërsa pas orëve të mesditës gradualisht reshjet do të shpërndahen në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët në veri dhe në qendër të vendit dhe me intensitet deri mestar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra në jug dhe në lindje.
Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut përgjatë zonave luginore e pjesërisht në zonat e ulëta.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-15m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/23 | Re diell shi |
Kukës | 7/19 | Re diell shi |
Lezhë | 9/22 | Re diell shi |
Dibër | 6/19 | Re diell shi |
Durrës | 11/23 | Re diell shi |
Tiranë | 11/23 | Re diell shi |
Elbasan | 10/24 | Re diell shi |
Berat | 7/25 | Re diell shi |
Vlorë | 12/24 | Re diell shi |
Korçë | 8/16 | Re diell shi |
Gjirokastër | 9/24 | Re diell shi |
Sarandë | 11/24 | Re diell shi |