Parashikimi i motit, e enjte, 31 tetor 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veri në relievet malore nga orët e pasdites.
Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/25 | Diell pak re |
Kukës | 7/17 | Diell pak re |
Lezhë | 9/24 | Diell pak re |
Dibër | 7/19 | Diell pak re |
Durrës | 12/25 | Diell |
Tiranë | 12/25 | Diell |
Elbasan | 12/26 | Diell |
Berat | 9/25 | Diell |
Vlorë | 12/23 | Diell |
Korcë | 6/19 | Diell |
Gjirokastër | 3/24 | Diell |
Sarandë | 11/24 | Diell |