Parashikimi i motit, e enjte, 4 korrik 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore. Kryesisht në orët e mesditës në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e juglindjes (kryesisht qarku Korçë) reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale era relativisht intensive dhe shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/32 | Diell re |
Kukës | 17/31 | Diell re shi |
Lezhë | 21/32 | Diell re |
Dibër | 15/29 | Diell re shi |
Durrës | 19/32 | Diell re |
Tiranë | 20/32 | Diell re |
Elbasan | 17/31 | Diell re shi |
Berat | 17/32 | Diell re shi |
Vlorë | 19/32 | Diell re |
Korçë | 14/28 | Diell re shi |
Gjirokastër | 16/32 | Diell re shi |
Sarandë | 20/32 | Diell re |