Parashikimi i motit, e enjte, 9 maj

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa e të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat parashikohen të pasohen nga reshje shiu, fillimisht nga orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët. Më pas pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Këto reshje në periudha afatshkurtra pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Nga orët e mbrëmjes vonë reshjet humbasin intensitet e territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje të territorit.

Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/26Diell re shi
Kukës11/23Diell re shi
Lezhë14/25Diell re shi
Dibër7/24Diell re shi
Durrës14/24Diell re shi
Tiranë16/26Diell re shi
Elbasan13/26Diell re shi
Berat14/25Diell re shi
Vlorë14/24Diell re shi
Korçë8/21Diell re shi
Gjirokastër9/26Diell re shi
Sarandë12/22Diell re shi
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.