Parashikimi i motit, e hënë, 1 prill
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti për sot do të jetë i qëndrueshëm, me vranësira të lehta kalimtare.
Temperaturat parashikohen të parashikohet të ngrihen deri në 30 gradë Celsius, si pasojë e masave ajrore me origjinë jugore.
Elementi erë për sot pritet të jetë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 11-17 m/sek.
Për javën që nisim vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore. Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30 °C.
Përjashtim bën dita e martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime. Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri. Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Ditën e mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlerta minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.