Parashikimi i motit, e hënë, 13 nëntor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore me origjinë jugore.
Moti parashikohet fillimisht i vranët e me reshje lokale shiu me intensitet të ulët të në jug të vendit. Më pas do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Mjegull / mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore dhe lugina era fiton shpejtësi 9-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 7/20 | Diell re |
Kukës | 5/16 | Diell re |
Lezhë | 6/20 | Diell re |
Dibër | 5/16 | Diell re |
Durrës | 9/22 | Diell re |
Tiranë | 8/22 | Diell re |
Elbasan | 7/23 | Diell re |
Berat | 7/24 | Diell re shi |
Vlorë | 9/23 | Diell re shi |
Korcë | 5/18 | Diell re |
Gjirokastër | 6/21 | Diell re shi |
Sarandë | 8/22 | Diell re shi |