Parashikimi i motit, e hënë, 15 prill 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.i rezultat i qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta dhe të thata.
Moti parashikohet fillimisht të jetë i kthjellët në orët e mesditës, ndërsa pritet shtim i vranësirave deri në mesatare të larta transparente. Më pas mot i kthjellët e vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në jug të vendit.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-9 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 16/28 | Diell |
Kukës | 14/26 | Diell |
Lezhë | 15/28 | Diell |
Dibër | 13/25 | Diell |
Durrës | 12/28 | Diell |
Tiranë | 16/31 | Diell |
Elbasan | 15/31 | Diell |
Berat | 13/30 | Diell |
Vlorë | 16/26 | Diell |
Korçë | 13/24 | Diell |
Gjirokastër | 12/28 | Diell |
Sarandë | 16/27 | Diell |