Parashikimi i motit, e hënë, 19 shkurt 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata e relativisht të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare më tepër prezente në relievet malore në lindje si dhe orët e mbrëmjes në një pjesë të madhe të territorit. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/18 | Diell |
Kukës | -2/14 | Diell |
Lezhë | 0/17 | Diell |
Dibër | -1/14 | Diell |
Durrës | 4/17 | Diell |
Tiranë | 5/18 | Diell |
Elbasan | 4/20 | Diell |
Berat | 4/20 | Diell |
Vlorë | 4/17 | Diell |
Korçë | -2/14 | Diell |
Gjirokastër | 0/19 | Diell |
Sarandë | 5/16 | Diell |