Parashikimi i motit, e hënë, 25 shtator 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave arjrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh me këto të fundit kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet. Në periudha të shkurtra kohore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje (verilindje dhe juglindje) reshjet në mënyrë të izoluar me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi 10-14 m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 15/32 | Diell / re shi |
Kukës | 16/31 | Re shi / diell |
Lezhë | 14/32 | Diell / re shi |
Dibër | 15/33 | Re shi / diell |
Durrës | 16/32 | Diell / re shi |
Tiranë | 18/32 | Diell / re shi |
Elbasan | 19/34 | Diell / re shi |
Berat | 19/34 | Diell / re shi |
Vlorë | 17/32 | Diell / re shi |
Korcë | 15/30 | Re shi / diell |
Gjirokastër | 13/33 | Diell / re shi |
Sarandë | 17/31 | Diell / re shi |