Parashikimi i motit, e hënë, 27 maj 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme masat e ajrit që qarkullojnë janë të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet të jetë alternime kthjellimesh e vranësirash. Vranësirat që në orët e para të ditës së hënë pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës në veri reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Nga orët e mbrëmjes reshjet humbasin teritorr e intensitet duke u lokalizuar përgjatë relieveve malore, më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe për shkak të prezencës së reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/27Re shi diell
Kukës13/24Re shi diell
Lezhë15/27Re shi diell
Dibër11/24Re shi diell
Durrës13/29Re shi diell
Tiranë15/28Re shi diell
Elbasan12/29Re shi diell
Berat15/29Re shi diell
Vlorë15/25Re shi diell
Korçë10/23           Re shi diell
Gjirokastër14/27Re shi diell
Sarandë15/25Re shi diell
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.