Parashikimi i motit, e hënë, 3 qershor 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobta dhe lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet kodrinore të vendit në orët e mëngjesit dhe mesditës shi i dobët afatshkurtër dhe lokal. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 18/29 | Diell re shi |
Kukës | 17/26 | Diell re shi |
Lezhë | 18/28 | Diell re shi |
Dibër | 14/26 | Diell re shi |
Durrës | 20/30 | Diell re |
Tiranë | 21/29 | Diell re shi |
Elbasan | 20/31 | Diell re shi |
Berat | 18/32 | Diell re shi |
Vlorë | 19/30 | Diell re |
Korcë | 18/26 | Diell re shi |
Gjirokastër | 14/31 | Diell re shi |
Sarandë | 19/30 | Diell re |