Parashikimi i motit, e martë, 10 shtator 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës përgjatë ultësirërës perëndimore mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare deri të denudra shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët. Në relievet malore reshjet vijojnë me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Pas orëve të vona të mbrëmjes ka ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi 7-12 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 19/29 | Re shi diell |
Kukës | 15/26 | Re shi |
Lezhë | 17/27 | Re shi diell |
Dibër | 14/25 | Re shi |
Durrës | 19/28 | Re shi diell |
Tiranë | 20/30 | Re shi diell |
Elbasan | 18/30 | Re shi diell |
Berat | 16/31 | Re shi diell |
Vlorë | 18/30 | Re shi diell |
Korcë | 16/25 | Re shi |
Gjirokastër | 15/27 | Re shi diell |
Sarandë | 18/28 | Re shi diell |