Parashikimi i motit, e martë, 11 qershor 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në në orët e mesditës dhe pasdites. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Prezencë e grimcave të pluhurit afrikan në ajër.
Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 19/31 | Diell pak re |
Kukës | 16/30 | Diell pak re |
Lezhë | 18/31 | Diell pak re |
Dibër | 11/30 | Diell pak re |
Durrës | 17/32 | Diell pak re |
Tiranë | 22/34 | Diell pak re |
Elbasan | 21/35 | Diell pak re |
Berat | 19/35 | Diell pak re |
Vlorë | 20/32 | Diell pak re |
Korçë | 16/31 | Diell pak re |
Gjirokastër | 16/34 | Diell pak re |
Sarandë | 19/31 | Diell pak re |