Parashikimi i motit, e martë, 12 mars
Ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave të herëpashershme në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesnatës.
Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët.
Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 12-16 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/15 | Re shi |
Kukës | 5/11 | Re shi |
Lezhë | 9/16 | Re shi |
Dibër | 5/10 | Re shi |
Durrës | 10/19 | Re shi |
Tiranë | 10/19 | Re shi |
Elbasan | 8/18 | Re shi |
Berat | 11/19 | Re shi |
Vlorë | 9/19 | Re shi |
Korcë | 4/13 | Re shi |
Gjirokastër | 9/16 | Re shi |
Sarandë | 7/17 | Re shi |