Parashikimi i motit, e martë, 12 nëntor 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat në relievet malore në lindje dhe juglindje hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Vranësirat nga orët e pasdites e të mbrëmjes pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Mjegull / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga kuadratin e veriut me shpejtësi mesatare 3-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në atë veriperëndimor dhe zonat luginore fiton shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/16Diell pak re
Kukës1/10Diell re
Lezhë9/15Diell pak re
Dibër-1/8Diell re
Durrës7/21Diell pak re
Tiranë7/22Diell pak re
Elbasan6/17Diell pak re
Berat7/22Diell pak re
Vlorë8/20Diell re shi
Korçë4/8Diell re shi
Gjirokastër0/17Diell re shi
Sarandë10/20Diell re shi
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.