Parashikimi i motit, e martë, 13 shkurt 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave kryesisht në relievet malore në lindje. Reshje me intensitet të ulët edhe në zonën e jugut në orët e pasdites. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-12m/s, shoqëruar me valëzim të lartë në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/16 | Diell re |
Kukës | 3/14 | Diell re shi |
Lezhë | 4/16 | Diell re |
Dibër | 1/11 | Diell re shi |
Durrës | 5/17 | Diell re |
Tiranë | 6/16 | Diell re |
Elbasan | 4/17 | Diell re |
Berat | 4/18 | Diell re shi |
Vlorë | 6/18 | Diell re |
Korçë | 0/12 | Diell re |
Gjirokastër | 3/16 | Diell re |
Sarandë | 6/17 | Diell re |