Parashikimi i motit, e martë, 14 maj 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra me intensitet të ulët. Këto reshje në relievet malore të vendit në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër13/24Diell re shi
Kukës11/22Diell re shi
Lezhë13/23Diell re shi
Dibër7/22Diell re shi
Durrës14/25Diell re shi
Tiranë16/24Diell re shi
Elbasan13/25Diell re shi
Berat13/25Diell re shi
Vlorë15/24Diell re shi
Korçë8/19Diell re shi
Gjirokastër9/24Diell re shi
Sarandë15/22Diell re shi
A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.