Parashikimi i motit, e martë, 16 janar 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës mesatar deri në orët e mesditës. Më pas reshjet pritet të humbin terren e bëhen lokale. Nga orët e pasdites vonë pritet ndërprerja e tyre për t’u riaktivizuar në mesnatë kryesisht në veri të vendit. Prani e borës së rënë ditën paraardhëse.
Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore po ashtu mjegulla e dendur / mjegullina e reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 4/8 | Re shi |
Kukës | 6/12 | Re shi |
Lezhë | 3/12 | Re shi |
Dibër | 2/8 | Re shi |
Durrës | 8/16 | Re shi |
Tiranë | 8/14 | Re shi |
Elbasan | 4/11 | Re shi |
Berat | 7/15 | Re shi |
Vlorë | 9/16 | Re shi |
Korçë | 1/8 | Re shi |
Gjirokastër | 4/9 | Re shi |
Sarandë | 8/12 | Re shi |