Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ngrohta dhe të thata perëndimore me origjinë nga periferia e Anticiklonit të Azoreve.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Mjegullina do të jetë e pranishme në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit po ashtu nuk do të mungojnë as ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 11m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/14 | Diell |
Kukës | 2/9 | Diell |
Lezhë | 6/14 | Diell |
Dibër | 0/11 | Diell |
Durrës | 5/18 | Diell |
Tiranë | 5/17 | Diell |
Elbasan | 2/16 | Diell |
Berat | 1/18 | Diell |
Vlorë | 5/18 | Diell |
Korçë | -2/7 | Diell |
Gjirokastër | 3/16 | Diell |
Sarandë | 5/16 | Diell |
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.