Parashikimi i motit, e martë, 2 korrik 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash ndërsa prej orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të vendit.
Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet për një periudhë të shkurtër kohore me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve të rrëmbyeshme shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Reshjet e rrëmbyeshme problematike në zonat urbane për një periudhë të shkurtër kohore. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe në momentin e rrebesheve të shiut era relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 23/30 | Diell re shi |
Kukës | 21/30 | Diell re shi |
Lezhë | 22/30 | Diell re shi |
Dibër | 20/29 | Diell re shi |
Durrës | 22/32 | Diell re shi |
Tiranë | 24/33 | Diell re shi |
Elbasan | 23/33 | Diell re shi |
Berat | 21/33 | Diell re shi |
Vlorë | 24/32 | Diell re shi |
Korçë | 20/30 | Diell re shi |
Gjirokastër | 19/33 | Diell re shi |
Sarandë | 24/33 | Diell re shi |